Elbasan, studenti harron tenxheren në zjarr... e gjithë shtëpia shkrumbohet - Bota Sot
Elbasan, studenti harron tenxheren në zjarr... e gjithë shtëpia shkrumbohet

Kronikë e zezë

E premte, 15 dhjetor 2017

Elbasan, studenti harron tenxheren në zjarr... e gjithë shtëpia shkrumbohet

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:59
Ilustrim

Një apartament në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në “rrugën e Sarës”.

Në apartament jetonin disa studentë me qira, dhe njëri prej tyre ka harruar tenxheren me ushqim në një rezistencë. Për pasojë shtëpia ka marrë zjarr dhe brenda pak minutash është mbuluar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur dhe po shuajnë flakët. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por nga ana tjetër mësohet se nga gafa e studentit një pjesë e mirë e zonës ka mbetur edhe pa drita pasi autoritetet kanë stakuar energjinë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test