Lëndohet në këmbë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Lëndohet në këmbë një person në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Një person është plagosur dje në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë, pasi një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit policor 24 orësh, një i dyshuar mashkull  shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat