Arrestohen tre persona për prostitucion në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për prostitucion në Vushtrri

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër për marrje me prostitucion në Vushtrri.

Siç ka njoftuar PK-ja, ata me vendim të prokurorit janë dërguar në gjykatë, por më pas janë liruar, përcjell Bota sot.

“Vushtrri 06.12.2017-10:00. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare, pasi që të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në prostitucion. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në gjykatë në procedurë të përshpejtuar, ku më pas të njëjtit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat