Vodhi cigare në një kioskë në Deçan, arrestohet

Kronikë e zezë

Vodhi cigare në një kioskë në Deçan, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në Deçan, i cili në Deçan kishte vjedhur cigare të llojeve të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, përcjell Bota sot.

"Pas hetimeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme Policia ka njoftuar se është identifikuar dhe është arrestuar një person, pasi që i njëjti në nëntor të këtij viti, ka depërtuar me forcë në kioskën e viktimës dhe ka vjedhur cigare të llojeve të ndryshme", thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat