Porositin me postë pushkë nga Tajvani dhe shurdhuese nga Hong Kongu

Kronikë e zezë

Porositin me postë pushkë nga Tajvani dhe shurdhuese nga Hong Kongu

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 09:17
Pushkë

?Një zyrtare në postën doganore në Fushë Kosovë ka raportuar se nga Tajvani ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një pushkë dhe tre fishekë të kalibrit të ndryshëm.

Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pushkën me municion dhe është duke u hetuar rastin. 

Po në Fushë Kosovë, një zyrtare në posten doganore ka raportuar se nga Hong Kongut ka arrit një dërgesë, ku në pako kishte një shurdhuese e armës, tri dorëza të pistoletës, disa pjesë të armëve të gjata dhe një shënjestër optike.

Dërgesa është në emër të dyshuarit mashkull. Njësia përkatëse policore ka konfiskuar pjesët e armëve dhe është duke u hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat