Një person ka raportuar në polici se derisa ishte në lëvizje me makinë në fshatin Vranidoll të Prishtinës, dy persona të mitur kanë dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar ta ndalojnë viktimën, përcjell Bota sot.
Policia njofton se njësitet policore pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë ndaluar të dyshuarit dhe në veturën e tyre janë gjetur pesë gëzhoja, vetura është konfiskuar.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.