Arsimtari rrihet në oborr të shkollës

Kronikë e zezë

Arsimtari rrihet në oborr të shkollës

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është rrahur një arsimtar pasi që është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë në fshatn i Vërban, në Viti.

“Në oborrin e shkollës fillore ,,28 Nëntori’’, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore në kokë viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima, ka pranuar tretman mjekësor në QMF, pastaj është dërguar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari  i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është në arrati”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat