Korçë, kapet hajduti i pazarit që vidhte celularë e portofolë

Kronikë e zezë

Korçë, kapet hajduti i pazarit që vidhte celularë e portofolë

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 13:28
Ilustrim

Një i ri në Korçë, ësht arrestuar nga policia, pasi akuzohet për disa vjedhje në zonën e pazarit të këtij qyteti.

Në kuadër të operacionit të koduar “pazari”, u vu në pranga Niko Nakoleci 25 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

“Gjatë kontrollit këtij të fundit, iu gjet edhe një aparat celular i markës “HTC”, që rezulton i vjedhur më datë 24.11.2017, në pronësi të shtetases L.Y, 19 vjeçe, banuese në Pogradec, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Vjedhjet që dyhsohet se janë bërë nga Niko Nakoleci

Më datë 18.09.2017, në lagjen nr 9 në Korçë, ku shtetases S.Z, 25 vjeçe, banuese në Vloçisht, i është vjedhur një portofol me 7000 lekë të reja.

Më datë 20.11.2017, në lagjen nr 8, ku shtetases M.B, 21 vjeçe, banuese në Turan, i është vjedhur një aparat celular i markës “Alcatel Pixi”.

Si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 05.12.2017, në lagjen nr 2, ku shtetases D.G, 31 vjeçe, banuese në Korçë, i është vjedhur një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat