Burri në Cërrik shkon në shtëpi, ajo që gjen e tmerron…

Kronikë e zezë

Burri në Cërrik shkon në shtëpi, ajo që gjen e tmerron…

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:26
Ilustrim

Një burrë me banim në Elbasan dhe që kishte një shtëpi në Cërrik kur ka shkuar te shtëpia e vet në Cërrik ku nuk kishte njeri, ka gjetur diçka e cila e ka tmerruar. Burri ka gjetur në banesë një letër ku ishin shkruar fjalë kërcënuese dhe gjithashtu edhe një granatë që ishte vendosur mbi letër.

Menjëherë burri është drejtuar në polici për të denoncuar sendet që kishte gjetur në shtëpi. Policia po punon  për këtë kërcënim. Forcat policore kanë nisur menjëherë hetimet për dy vepra penale. Forcat blu po hetojnë për veprën penale: “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të parashikuara nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat