Detaje rreth vrasjes në Skenderaj: Vrau gruan dhe plagosi motrën e gruas e burrin e saj

Kronikë e zezë

Detaje rreth vrasjes në Skenderaj: Vrau gruan dhe plagosi motrën e gruas e burrin e saj

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Vendi i ngjarjes

Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Radishevë të Skenderajt pasi një person ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka plagosur edhe motrën e bashkëshortes dhe burrin e saj.

Personi, me inicialet XH.T., rreth të tridhjetave, është vetëdorëzuar më pas në polici.

Siç raportohet ai pasi ka lënë të vdekur gruan e tij me inicialet L.T., rreth të njëzetave, ka shkuar në fshatin Runikë ku ka plagosur motrën e gruas, rreth të tridhjetave dhe burrin e saj rreth të dyzetave.

Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari për vrasjen e rëndë me gruan e tij ka tre fëmijë, sa kanë edhe qiftit tjetër që u plagosën nga ai.

Shkaqet e kësaj tragjedie ende nuk dihen.

Policia e Kosovës ka thënë se pas vetëdorëzimit të të dyshuarit, ata kanë konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat