Policia e konfirmoi vdekjen e të riut 17 vjeçar në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra me thikë.
“Rreth orës 22:00 jemi njoftuar nga QKUK se personi nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e ftohtë- thikë, dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.
Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.