Kërcënon dhëndrin me armë gjahu, në pranga 57-vjeçari nga Fieri - Bota Sot
Kërcënon dhëndrin me armë gjahu, në pranga 57-vjeçari nga Fieri

Kronikë e zezë

E shtunë, 21 korrik 2018

Kërcënon dhëndrin me armë gjahu, në pranga 57-vjeçari nga Fieri

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Një 57-vjeçar nga Levani përfundoi në prangat e Policisë së Fierit, pasi ka kanosur dhëndrin e tij me armë gjahu.

Sipas njoftimit të Policisë, Rrahman Leka u arrestua pasi ka kanosur dhëndrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër. Burimet thane se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu,” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test