Makina del nga rruga në Fier, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga në Fier, 3 të plagosur

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Ilustrim

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fier – Ballsh ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre vetë. Policia ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Visok, ku Beqar Molishtari 43 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është drejtuar vetë drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët shtetasit F.B 33 vjeç dhe A.R 53 vjeç banues në Fier, që janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. Policia vuri në pranga drejtuesin e mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat