I dehuri me veturë goditi shtëpinë, por çfarë ndodhi me atë që shikonte TV

Kronikë e zezë

I dehuri me veturë goditi shtëpinë, por çfarë ndodhi me atë që shikonte TV

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 14:00
I dehuri me veturë goditi shtëpinë

Ngjan edhe kjo në Kroaci. I dehuri deri në pikën e fundit, kishte humbur kontrollin dhe ka goditur shtëpinë e njërit nga banuesit, duke shkaktuar edhe trauma te familjarët. Shpejtësia, alkooli dhe  mos përshtatja më rrugën e rrëshqitshme, ngasësi goditi murin e shtëpisë rreth orës 01.30 në rrugën Lobor të Zagrebit. Shoferi i ri me makinën Hyundaya, hyri në oborrin e shtëpisë së familjes dhe u përplas në muret e dhomës së ndenjës. Përkundër përmbysjes së kulmit dhe goditjes së murit, shoferi i makinës mbeti i padëmtuar. Në kohën e aksidentit, pronari i shtëpisë Branimir Ogrinsak shikonte televizorin në dhomën e ndenjes. Kur dëgjoi goditjen dhe u rrëzua muri i shtëpisë, u hodh nga shtrati. Ai gjithashtu kaloi pa dëmtim. Banorët ishin shumë të frikësuar dhe ende nuk mund të besonin se çfarë ndodhi në shtëpinë e tyre. Në dhomën e ndenjes u thye një mur, një dritare e thyer, një radiator i thyer ... dhe dëmi material arriti në rreth 40 mijë euro”, raporton zagorje.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat