Aksident tragjik, shqiptari me furgon përplas për vdekje një rumune

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, shqiptari me furgon përplas për vdekje një rumune

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:35
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Romë të Italisë, ku një shqiptar që drejtonte një kamion ka përplasur për vdekje një grua rumune.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës në rrugën Tuscolana, raportojnë këtë të diel mediat italiane, ndërsa viktima është 37-vjeçarja Emanuela Croitoru.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke drejtuar mjetin tip “Fiat Doblò” kur ka përplasur gruan, rreth orës 4:00. Ai është përpjekur ti japë ndihmën e parë, por ajo ka ndërruar jetë. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat