Goditet me veturë këmbësori në Rahovec, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Goditet me veturë këmbësori në Rahovec, një i arrestuar

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Fortesë të Rahovecit, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin të përkatësisë rome.

Viktima, sipas Policisë, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. 

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat