Aksident në Vushtrri, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Vushtrri, tre të lënduar

Nga: Bota sot Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Në fshatin Nadakoc të Vushtrrisë, raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër, raporton Policia e Kosovës, përcjell Bota sot.

Të  lënduarit, sipas Policisë, janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

“Fshati Nadakoc, Vushtrri 09.12.2017-23:14. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat