E trishtë, gjendet i pajetë në kanal i moshuari 80 vjeçar

Kronikë e zezë

E trishtë, gjendet i pajetë në kanal i moshuari 80 vjeçar

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 12:26
Ilustrim

Një i moshuar është gjetur i pajetë këtë të martë në një kanal me ujë në aksin rrugor Fier- Seman.

Policia ka bërë me dije se është vjala për shtetasin me inicialet A.D, banues në Fier. Në trupin e 80 vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.

Policia sqaron gjithashtu se i moshuari kishte probleme me tensionin, çka mund të nënkuptojë se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkakun e vdekjes së të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat