Atentat në Orikum, plagoset 23-vjeçari - Bota Sot
Atentat në Orikum, plagoset 23-vjeçari

Kronikë e zezë

E hënë, 22 janar 2018

Atentat në Orikum, plagoset 23-vjeçari

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Një 23-vjeçar është plagosur në orët e pasdites së të martës në qytetin e Orikumit.

I riu i identifikuar si Denis Brahimi është qëlluar nga dy persona gjatë kohës kur po qëndronte në anë të rrugës hyrëse të qytetit, pranë një pike karburanti.

Fatmirësisht plumbat e kanë goditur në këmbë dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, që thotë se i ka identifikuar, por që për arsye hetimore nuk bën me dije identitetet e tyre.

Grupi hetimor i ngritur nga uniformat blu po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test