Arrestohen dy persona në Skenderaj, ja çfarë iu gjeti Policia

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, ja çfarë iu gjeti Policia

Nga: Bota Sot Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Skenderaj, për shkak se u ka gjetur drogë.

Rasti sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj, përcjell Bota sot.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Ali Gashi, Skenderaj, më 12.12.2017-19:40. Janë arrestuar dy  meshkuj K-Shqiptarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat