Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan, ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Gjilan, ku vdiq një person

Nga: Bota Sot Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Brelasc të Gjilanit, si pasojë e së cilit, ka mbetur i vdekur një burrë.

Policia ka thënë se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë në kushtet e rrugës, nga ana e shoferit.

Ndërkohë, një femër ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit, përcjell Bota sot.

“Fshati Bresalc, Gjilan, më 13.12.2017-17:55. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale , duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasojë e aksidentit drejtuesi dhe një pasagjere femër K-Shqiptare pësojnë lëndime trupore.  Mjeku kujdestar ka konstatuar se drejtuesi është pa shenja jete ndërsa pasagjerja dërgohet ne Spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u lirohet familjareve”, thuhet në raportin e PK-së./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat