Plaçkitje e armatosur në një kazino në Shtime

Kronikë e zezë

Plaçkitje e armatosur në një kazino në Shtime

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:21
Ilustrim

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Shtimes.

Ngjarja që ka ndodhur në një kazino, në rrugën “Adem Jashari” ka rezultuar me vjedhjen e rreth 6 mijë eurove para të gatshme, si dhe dy telefonave mobilë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e rajonit të Ferizajt.

“Rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 02:30 në rrugën “Adem Jashari”, në një kazino. Dy persona të armatosur, kanë marrë rreth 6 mijë euro. Policia deri më tash ka arrestuar një person i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë shoqëruar në polici. Policia është në rrugë të mirë për të zbardhur rastin”, ka thënë nënkolonel Basri Shabani nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat