Aksident i rëndë në Kamëz, shkak mungesa e ndriçimit

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Kamëz, shkak mungesa e ndriçimit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:27
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kamzës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzimin pranë rrugës "Nato".

Shkak për këtë mësohet të ketë qenë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur viktima, por siç duket edhe në foto makinat kanë pësuar dëmtime serioze.

Sipas dëshmitarit për JOQ.al, zona është shpesh e përfolur për aksidente rrugore për shkak të mungesës së sinjaleve.

Denoncimi i qytetarit:

Aksidenti i radhës tek rruga "Nato", përsëri në të njëjtin kryqëzim në Kamëz. Të plagosur ka pasur, por të plagosur lehtë. Ua dërgoj fotot me qëllim që ishalla t'i shikojnë institucionet dhe u bie mendja të ndezin ndriçimin rrugor këtu në Kamëz. Ose të vendosin një tabelë "STOP".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat