Kokaine në makinë, pranga shqiptarit në Itali, në kërkim shoku

Kronikë e zezë

Kokaine në makinë, pranga shqiptarit në Itali, në kërkim shoku

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:48
Ilustrim

ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjet në makinë një sasi kokaine. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, u kap në Perugia, ndërsa droga ishte fshehur në 12 topa plastik të vegjël të izoluar mirë.

Mësohet se , bashkë me të në makinë ishte dhe një tjetër person, i cili arriti të arratisej. ‘Libero’ shkruan se ngjarja në fjalë u regjistrua mbrëmjen e 12 dhjetorit, rreth orës 23:00, ndërkohë që lajmi është publikuar sot.
Pavarësisht se dy personat tentuan të arratisen me këmbë, vetëm njëri prej tyre ia arriti t’i shpëtonte policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat