Kërkohej prej më shumë se 1 viti, shqiptari arrestohet në Kakavijë

Kronikë e zezë

Kërkohej prej më shumë se 1 viti, shqiptari arrestohet në Kakavijë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 09:14
Kakavijë

Policia kufitare në Kakavijës ka prangosur një person të shpallur në kërkim prej më shumë se një viti.

Ai është Agim Saliaj 42 vjeç nga Cakrani i Fierit.

Saliaj u kap duke tentuar të dilte jashtë Shqipërisë përmes doganës së Kakavijës.

Ai është dënuar me 1 vit burg në 7 Tetor 2016 për dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat