Gjirokastër, arrestohen dy persona për prodhim e shitje droge

Kronikë e zezë

Gjirokastër, arrestohen dy persona për prodhim e shitje droge

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Dy persona të shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” janë arrestuar në Gjirokastër. Në pranga kanë përfunduar sot (16 dhjetor 2017)

Ledion (Koka) Selimi, 30 vjeç, banues në Memaliaj, dhe Edison Miçi, 22 vjeç, banues në fshatin Kodër, Tepelenë pasi:

Ledion Selimin, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendim nr.41-2014-4300 (814) datë 18.12.2014, e ka dënuar me 8 (tetë) vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parshikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

– Edison Miçin, 22 vjeç,Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr nr. 21-2017-494/92, datë 23.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat