Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zhegër të Gjilan është arrestuar një person për vjedhje të rëndë.
“Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën e cekur, duke thyer lokalin-marketin e viktimën mashkull K/Shqiptar, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 €”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.