E rrahin dhe e detyrojnë të paguajë disa herë për parcelën e blerë

Kronikë e zezë

E rrahin dhe e detyrojnë të paguajë disa herë për parcelën e blerë

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se në muajin mars të vitit 2015, pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person i dyshuar, për të njëjtën kishte paguar të holla disa herë, përcjell Bota sot.

Po ashtu, në muajin Qershor-Gusht të vitit 2017, ankuesi ka deklaruar se tre persona të panjohur e kanë futur në veturë, e kanë kanosur dhe rrahur dhe me forcë i kanë marrë 5500 euro të gatshme dhe më pas duke e kanosur e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10.000 € para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat