Aksident i rëndë, 4 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, 4 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 14:05
Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë.

Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 II janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat