Kjo është 15 vjeçarja e vdekur në aksident, familja fal gjakun e saj

Kronikë e zezë

Kjo është 15 vjeçarja e vdekur në aksident, familja fal gjakun e saj

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:23
Qëndresa Syla

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Nxënësja 15 vjeçare Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj – Drenas, e që ishte duke u vozitur nga Faton Lushtaku, vëllai i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut.

E mes shiut dhe lotëve, e ndjera është varrosur sot në fshatin e saj Terrnafc të Skenderajit, ndërsa familja Syla i ka fal gjakun familjes Lushtaku.

Akti i shtrirjes së dorës, ka ndodhur sot gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit 15 vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.

Shkolla e Mesme e Larte e Mjekesise "Dr.Xheladin Deda" ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Qendresa Sylës, e cila vijonte mësimin në këtë institucion arsimor.

Njoftim

Me pikëllim dhe dhimbje te madhe, njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë , se sot, si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë nxënësja e klasës së X-1, Qëndresa Syla. Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Tërnavc të Skënderajt. 
Ne si shkollë do të nisemi në mënyrë të organizuar nga shkolla në ora 14:00, prandaj të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë në varrim duhet që në kohë të jenë në shkollë.
Familjes së të ndjerës, Syla, i shprehim ngushëllime në emër të të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve dhe ndajmë dhimbjen e pikëllimin me ta!
U prehsh në paqe dhe parajsë, Qëndresa! Kujtimi për ty do mbetet i përhershëm për ne.

Me pikëllim, drejtoria e shkollës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat