Tragjedi në Pogradec, 67-vjeçarja hidhet nga pallati e gjen vdekjen

Kronikë e zezë

Tragjedi në Pogradec, 67-vjeçarja hidhet nga pallati e gjen vdekjen

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec.

Nga raportimet e para mësohet se një grua 67-vjeçare nga fshati Starovë i Pogradecit është hedhur nga një pallat në pogradec dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të thyerjeve të shumta.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe viktima është 67-vjeçarja I.Ç.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.12.2017, rreth orës 03.40, jemi njoftuar se në lagjen nr 1 në Pogradec, në afërsi të një pallati është gjetur i pajetë trupi i shtetases I.Ç, rreth 67 vjeçe, banuese në fshatin Starovë.

Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase mund të jetë hedhur nga pallati, pasi nga kqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.

Në bazë të deklarimeve të marra nga bashkëshorti i saj shtetasi A.Ç, rezulton se shtetasja e mësipërme, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat