Shoqërohet për në Polici një person, u tha se ka dhënë para për votë

Kronikë e zezë

Shoqërohet për në Polici një person, u tha se ka dhënë para për votë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Polici një person për ta marr në pyetje për të cilin është raportuar se i ka dhënë para një personi tjetër për të votuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibra tha se kanë marr informatën se në oborrin e shkollës “Haxhi Zeka” se një person ka dhënë para dikujt tjetër.

 “I njëjti është shoqëruar për në Polici dhe për të gjitha detajet do të dilet me një informacion të plotë”, tha Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat