Sarandë, arrestohet superhajduti i makinave

Kronikë e zezë

Sarandë, arrestohet superhajduti i makinave

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:38
Pamje nga aksioni

Shkonte me autobusat e linjës nga Tirana në Vlorë e Sarandë duke kryer një sërë vjedhjesh, por është arrestuar nga policia e Sarandës.

Në sajë të operacionit të koduar “Hija e Natës” është vënë në pranga Aleksandër Qarri, i njohur si Gimi Lepuri, 43 vjeç nga Tirana. Ai vidhte pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze !

Ai rezulton autor i të paktën 9 vjedhjeve të dokumentuara vetëm në dy muajt e fundit.

43-vjeçari në datat e vjedhjeve të bëra ka qënë i ndodhur në qytetet ku kane ndodhur vjedhjet, si edhe frekuentonte rregullisht lojrat e fatit (kazinotë) dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës vidhte duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme e u merrte pasqyrat, kasetofonat, bateritë e pjesë të tjera, dhe pasi kryente këto vjedhje largohej përsëri me autobusat e linjave.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesët e mjetit të vjedhur prej tij ditën e djeshme kur edhe u kap në flagrancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat