Aksident në Fushë Krujë, ndërron jetë 50- vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Krujë, ndërron jetë 50- vjeçari

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:05
Ilustrim

Një 50-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Fushë Kruje-Mamurras. Sipas policisë, është arrestuar drejtuesi i mjetit, Drilon Ymeri , 26 vjeç.

“Më datë 22.12.2017, rreth orës 23:30, në rrugën Fushë Krujë – Mamurras duke drejtuar mjetin tip Posh-Kajan ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.J. 50 vjeç, banues në Thuman, Krujë, i cili ka humbur jetën” thuhet ne njoftim.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat