Vjedhje grabitqare në Prugovc të Prishtinës, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Vjedhje grabitqare në Prugovc të Prishtinës, tre të arrestuar

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia e Kosovës  ka njoftuar se në fshatin  Prugovc në Prishtinë janë arrestuar tre persona për vjedhje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit  i kanë vjedhur disa pajisje bujqësorë me vlerë rreth 1370€ dhe nje portofol në të cilën kishte 70€ para dhe dokumente te viktimës te cilin e kishin sulmuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat