Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, dy të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Skivjan të Gjakovës, dy të vdekur

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 17:02
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Skivjan, përkatësisht në rrugën Gjakovë-Pejë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 15.05 derisa dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta, njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe ka humbur kontrollin duke dalë në pjesën tjetër të rrugës ku ndeshet  me automjetin tjetër.

Policia ka njoftuar se jetën me këtë rast e kanë humbur H. N. lindur me 1975 mashkull shqiptar/ kosovar – vozitësi i njërit automjet dhe nëna e tij

SH. N. e lindur me 1951.  Lëndime të rënda kanë pësuar S. N. femër shqiptare e moshës 14 vjeçare dhe GJ. P mashkull shqiptar/kosovar, lindur me 1963.

Këta dy të fundit janë dërguar për trajtim në QKUK, në Prishtinë.

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat