Goditi punonjësin e policisë rrugore, arrestohet

Kronikë e zezë

Goditi punonjësin e policisë rrugore, arrestohet

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 11:03
Policia shqiptare

Ka goditur me grushte një punonjës të policisë rrugore dhe eshtë arrestuar 27 vjeçari.

Ne njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar një shtetas për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës". Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Saimir Hamolli, 27 vjeç, banues në fshatin Dardhas-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 24.12.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, për shkak të detyrës ka goditur një punonjës të Policisë Rrugore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat