Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar të dënuar me 3 vite burg.
Sipas të dhënave të policisë, mësohet se është arrestuar shtetasi Petrit Cërriku, banues në Durrës.
Gjykata e Durrësit e ka dënuar atë me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.
Pas arrestimit, dosja ndaj tij i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.