Përplaset me betonin e autostradës, humb jetën i riu në Fier

Kronikë e zezë

Përplaset me betonin e autostradës, humb jetën i riu në Fier

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 20:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Policia njofton se një 26-vjeçar teksa drejtonte mjetin e tij “Benz” në fshatin Baltëz, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me betonin e mbikalimit të autostradës.

“Në datën 26.12.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Baltëz, shtetasi J. I., 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targe AA 045 PU ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat