Godet inspektorin e pyjores, arrestohet 41-vjeçari

Kronikë e zezë

Godet inspektorin e pyjores, arrestohet 41-vjeçari

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka goditur për shkak të detyrës një inspektor të policisë pyjore.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë të ditur se Çlirim Çela nga fshati Buzaisht, ka goditur me sende të forta inspektorin e pyjores së Pogradecit, B. R., 43 vjeç. Fatmirësisht ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga deklarimet e marra rezulton se motivi i ngjarjes ka qenë një konflikt i çastit mes tyre, pasi shtetasi Çlirim Çela është konstatuar nga inspektori i Policisë Pyjore, me një mjet tip “Benz” të ngarkuar me një sasi lende dru zjarri, në afërsi të fshatit Buzaisht”, njofotn policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat