Arrestohet edhe nje përson për kanabisin që u gjet në magazinën e Artur Zotajt

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe nje përson për kanabisin që u gjet në magazinën e Artur Zotajt

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Është arrestuar sot, pas 3 muajsh  njëri prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Provonik" ku ndër të arrestuarit ishte i vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Policia e Beratit informon se në pranga ka rënë Emiljano Hysenbelli i cili konsiderohet dhe si poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa. Në njofitmin e policisë thuhet se: "Emiliano Hysenbelli, 24 vjeç, banues në Pronovik, Poliçan, i dënuar më parë ishte shpallur në kërkim në datë 22.09.2015, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Nr 25 ka dhënë për këtë shtetas masën e   sigurisë "Arrest me burg", pasi dyshohet se është poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa  Lënda narkotike është gjetur në datë 17.09.2017 në magazinat e shtetasit A.Z, në qytetin e Policanit." 

 Zotkaj atëherë mohoi para gjykatës që të kishte pasur dijeni për drogën.

Së bashku me Artur Zotkaj u ndaluan edhe Kreshnik Hysenebelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan, Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar

Aktualisht hetimet vazhdojnë ndërsa Zotkaj po hetohet në gjëndje arresti shtëpie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat