Policia: Dy të lënduar nga përleshja e Mustafës me dy zyrtarët e Policisë

Kronikë e zezë

Policia: Dy të lënduar nga përleshja e Mustafës me dy zyrtarët e Policisë

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:14
Policia e Kosovës

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, gjatë ditës së sotme është sulmuar nga dy zyrtarë të Policisë. Nga kjo përleshje janë lënduar dy persona. Personat e përfshirë në këtë konflikt janë shoqëruar për në stacionin e policisë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se incidenti ka nodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Enver Zymeri”, ndërsa personat e përfshirë janë shoqëruar për në stacionin e policisë.

“Rreth ores 13:00 ne rrugen “Enver Zymberi” kemi pranuar informaten per nje rrahje. Ku te perfshire kane qene kater persona, dy prej te cileve kane pesuar lendime trupore. Lidhur me rastin ne fjale personat e perfshire ne rast jane shoqeruar ne stacion policor per intervistim”, ka thënë Ahmeti.

Agron Mustafa ka thënë se nuk i din motivet e këtij sulmi.

Ndërsa Nazim Sahiti, ka thënë se është duke dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat