Vërmicë, arrestohen dy persona me 4 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Vërmicë, arrestohen dy persona me 4 kilogramë drogë

Nga: A.S Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 11:30
ilustrim

Policia kufitare në pikën kufitare, Vërmicë ka arrestuar dy persona që dyshohet se po bartnin substancë narkotike në peshë 4.25 kilogramë.

“30.12.2017-18:05.,Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën  e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.25 kg. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat