Arrestohet për armë

Kronikë e zezë

Arrestohet për armë

Nga: Bota sot Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje.

Policia ka thënë se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, përcjell Bota sot.

I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

"Rr. Remzi Salihu, Prishtinë 30.12.2017-00:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë  fishekë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt", thuhet në njoftim./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat