Sherr me thika mes të dehurve në Bulqizë, plagoset 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Sherr me thika mes të dehurve në Bulqizë, plagoset 27-vjeçari

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një djalë 27 vjeç ka mbetur i plagosur pas një konflikti me një person. Ngjarja ka ndodhur në orën 04.10 minuta në Trebisht në njësinë administrative të Bulqizës. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me iniciale A.K 44 vjeç së bashku me shtetasin N.O 27 vjeç janë zënë në gjendje të dehur në qendër të fshatit. Për pasojë ka mbetur i plagosur me mjete prerëse shtetasi N.O. Ky i fundit po merr mjekim në spital. Policia e Bulqizës ka bërë me dije ngjarjen.

“Rreth orës 04.00 minuta të mëngjesit sot, jemi njoftuar se në qendër të fshatit Trebisht janë konfliktuar dy persona. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi hetimor. Shtetasi A.K 44 vjeç dhe N.O 27 vjeç janë konfliktuar me njëri – tjetrin. N.O ka mbetur i plagosur si rrjedhë e konfliktit. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Peshkopisë. Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes, shtetasit A.K. Grupi hetimor po punon për të zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat