Qafë-Thanë, tre makina përplasen “kokë më kokë”

Kronikë e zezë

Qafë-Thanë, tre makina përplasen “kokë më kokë”

Më: 1 janar 2018 Në ora: 21:19
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku tre makina janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Rrajcë Fushë, ndërkohë që raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën  e parë mjekësore.

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i policisë: 

Më  datë 01.01.2018  në  aksin rrugor Prrenjas – Qaf  Thanë në  fshatin Rrajcë  Fushë janë  përplasur  tre automjete.

Mjeti  tip “Benz” me targa  AA  871 BI që drejtohej  nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë është  përplasur me  një  mjet me targa AA 035 SK që drejtohej  nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë dhe një  mjet me targa AA 563 MS që  drejtohej  nga  shtetasi A.Sh.

Si  pasojë  janë  aksidentuar  katër  shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip “Benz” me targa AA 871 BI  dhe  bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i  mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Prrenjas.

Të  katërt shtetasit janë  dërguar për ndihmë mjekësore në  spital  dhe  ndodhen  jashtë rrezikut për jetën jetën.

Grupi  hetimor po  punon për  përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat