Detaje të vdekjes së 14-vjeçares në Istog në natën e Vitit të Ri

Kronikë e zezë

Detaje të vdekjes së 14-vjeçares në Istog në natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2018 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Sot nga mediet është raportuar për vdekje të një vajze 14 vjeçe në Llukafc të Istogut, në natën e Vitit të Ri, menjëherë pas ndërrimit të moteve.

Burime kanë konfirmuar se vdekja e saj erdhi si pasojë e një sëmundjeje.

Siç bëjnë të ditur këto burime, e mitura, e cila kishte ardhur në Kosovë nga Gjermania tek xhaxhai i saj për të festuar, pasi që kishte ardhur në Kosovë ishte sëmurë. Express nuk ka arritur të sigurojë informacione se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Ajo që dihet deri tash është se pas sëmundjes, Y.B është dërguar fillimisht në QKMF në Istog, e nga aty për në Spitalin e Pejës. 14-vjeçarja kishte shkuar me shenja jete, por nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat