Rrahje në grup në Kliçinë të Pejës

Kronikë e zezë

Rrahje në grup në Kliçinë të Pejës

Më: 3 janar 2018 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Policia raporton se në fshatin Kliçinë të Pejës pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit nëntë të dyshuar dhe si pasojë të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Dy prej tyre janë duke qëndruar në spitalin e Pejës për tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa  të dyshuarit tjerë janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK/47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat