Përleshje në Korishë të Prizrenit, pesë të arrestuar

Kronikë e zezë

Përleshje në Korishë të Prizrenit, pesë të arrestuar

Më: 5 janar 2018 Në ora: 10:21
Ilustrim

Policia raporton se mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” në Korishë të Prizrenit policia e ka gjetur një automjet me dritare të thyera dhe pranë derës një person të shtrirë në tokë.

Është thirr emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital. Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur  t’i identifikojë katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

 Më pas, tek porta e  stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore. Me urdhër  të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat