Tritoli në Shkodër/ Një nga vëllezërit shef finance te Patentat, ja ç’tha në polici

Kronikë e zezë

Tritoli në Shkodër/ Një nga vëllezërit shef finance te Patentat, ja ç’tha në polici

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:29
Ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në banesën e dy vëllezërve në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër. Shpërthimi me tritol ndodhi në hapësirën e përbashkët të banesës së vëllezërve Paja.

Njeri prej tyre, Fran Paja është me detyrë shef i financës te drejtoria e Patentave në Shkodër, shkruan panorama.

Në dëshminë e parë të dhënë në polici, fill pas ngjarjes, ai nuk ka mundur të japë shumë detaje. “Nuk kam pasur konflikte me ndokënd, nuk di se kush mund të ketë qenë”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, thuhet se me datë 06.01.2018, rreth orës 02:00, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Tre Heronjtë”, në Shkodër, në oborrin e përbashkët të banesave të vëllezërve F. P., dhe M. P., është dëgjuar një shpërthim lënde plasëse

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme të lehta materiale të mjetit tip “Citroen” me targë AA 505 BA.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 8 cm.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat